Artisti i njohur Robert Aliaj i është bashkuar edhe sot protestës së studentëve këtë herë duke recituar bashkë me ta këngën me të cilën mori pjesë në festivalin "Kënga Magjike". Studentët përsërisin njëzëri, vargjet e këngës “Ah, ku më hodhi Zoti”, që vetë artisti e ka konsideruar "këngë barrikadash, jo kompromisesh".

Poezia: 

Ah ku me hodhi Zoti, syrgjysonur e katosur

Po vajtonj pa fund, pa shpresë, mes Brukselit, mes BE- së,

Ku e lam' e ku na mbeti, ketu vdes për bukë mileti,

Anës Zenes, i palarë, Edhe ujin me orar.

Pranë sofrës, vdes urie, Plot me lista veresie,

Pranë dijes, të panxënë, Me fëmijë që shkollën lënë,

Futur në kulla ngujimi, Rroftë arsimi, poshtë arsimi,

Lakuriq dhe i dregosur, Mes Brukselit, sakatosur.

Ah ku me hodhi Zoti

Se ç'e shembën mercenarët, Prokurorët dhe gjyqtarët,

Se ç'e shtypi, korrupsioni, Qeveritë që s’bien nga froni,

Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë,

Me reforma, me hashash

Me drejtësi deledash,

Nënë thundrën e mMjerimit mes Belgjikës, Perëndimit…

Çirrem, digjem i vrerosur, i penduar, çarmatosur,

As i gjall as i varrosur, pres një shenj' e pres një dritë,

Që të kthehem pas një ditë, në të ëmblën Shqipëri,

Ku kupton, qe je njeri, ah ku me hodhi zoti.

Në të ëmblën Shqipëri, ku kupton, qe je njeri

Aty ku të hapet dera, Ku mbijnë lulet dhe në plehra,

Pranë vatrës, ku zien puna, Ku ndrit lana, fryrë si Buna,

Ku paqe ka dhe nder Ndaj do kthehem menjehere

Ëndëroj pa fund, pa shpresë, Në Dragot të shkoj, të vdes

Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi,

Se mileti po feston, Parlamenti e bekon,

Se pëlcet, bollëku, puna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna,

Skuqet Semani dhe Drini, Zbutet me tendera zengjini,

Se pas vuajtjes ndriti jeta, Barazia, e vërteta,

Ngrehuni ashtu si bota, Dhe i mbuloni me vota

Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim, më bën djal' e më bën trim,

Që të vij plot me shpresë, Pranë Filatit, pranë Dumresë,

Se pas dimrit vjen një verë, kthehuni dhe menjëherë,

pranë vatrës, pranë punës,

nës Vjosës, anës Bunës.

Prane Lumbardhit larg prej dhunës

Ah ku me hodhi zoti.

Arratisur, syrgjynosur, emigrant e bukësosur,

brohoras me bes' e shpresë, Ne dragot do shkoj te vdes…

Lakuriq dhe i dregosur, syrgjynosur, sakatosur

Mes Brukselit ziliqar, o sa mire me ken shqiptar!"