Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako kanë inspektuar sot punimet në një nga kantieret e ndërtimit të shkollave në qytetin bregdetar.

Ata kanë parë nga afër punimet e realizuara deri më tani në shkollën 9-vjeçare në Shkozet “Hasan Koçi”, e cila pritet të përfundojë në muajin nëntor.

“Në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare Hasan Koçi në Shkozet, Durrës, e cila në nëntor do të jetë gati për të mirëpritur 640 nxënës.

Nga programi i Rindërtimit, në qarkun Durrës do të rindërtohen 32 objekte arsimore, me financim nga buxheti i shtetit dhe donatorët, me kushte dhe standarde shumë më të mira se më parë”,- shkruan ministri Ahmetaj në një postim në rrjete sociale.