Ahmetaj: Nga nesër fillon aplikimi për shpërndarjen e parave “cash”

31/03/2020 - 21:47

Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nesër fillojnë aplikimet për të përfituar nga paketa e ndihmës ekonomike e miratuar për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Gjatë një interviste televizive, ministri ka thënë se vetëm në biznesin e vogël ka 60 mijë të papunë dhe nga nesër, që konsiston me fillimin e muajit prill fillojnë aplikimet për të marrë paratë cash në llogari bankare.

Ahmetaj deklaron se qytetarët do të marrin një pagë minimale prej 26 mijë lekësh.

Po patjetër që është për t’u shqetësuar se në finale ka ndaluar jeta ekonomike. Jeta ekonomike është paralizuar prej sulmit të një armiku të padukshëm që kthehet i dukshëm tek të infektuarit të sëmurët, tek qytetarët të punësuarve, sipërmarrësve dhe buxhetit të shtetit. Të tre shtyllat e ekonomisë së qytetarët si punëmarrës, sipërmarrësi si punëdhënës, tatimpagues dhe shteti si investitor. Kanë pësuar goditje serioze në të ardhura dhe po t’i marrësh një nga një të treja shtyllat janë të pakrahasueshme por të qenësishme. Armikun e quajmë të padukshëm por është i dukshëm në këto që fola. Shumë qytetarët kanë humbur punën nga ndalimi i lëvizjeve për të ruajtur distancat sanitare që të ndalet përhapja e virusit. Goditja ekonomike është konsekuencë e pashmangshme për vende shumë më të pasura, me strukturë shumë më të shëndetshme, më të përgatitur dhe sërish goditen, gjenden të papërgatitur. Ka sipërmarrje që kanë humbur kontrata, kanë ulur volumin e punës së tyre kanë humbur kontrata dhe me jashtë, i është ndalur lëvizja e mallrave. Konsumi është ulur ndjeshëm dhe e gjitha shkon tek rritja ekonomike dhe para 20 ditëhs goditja do shkonte përgjysmim i rritjes ndërsa llogaritë tani nëse kemi të njëjtën influencë, Italia, Greqia apo Ballkani, Europa dhe më tej kriza globale përgjysmimi i rritjes është shumë pak nga ajo që parashikojmë tani.

A pritet recesion ekonomik?

Ti kthehemi elementit të parë. Parashikuam rritjen ekonomike 3.9. Me rritjen e sulmit të koronavirusit, bëmë një përllogaritje makro dhe parashikuam se do kishim një përgjysmim të rritjes ekonomike. Në përputhje me dinamikën do ketë dhe përgjigje nga qeveria. Ajo që nuk dimë është se sa kohë do zgjasë. Mund të ketë dhe 90 mijë të papunë. Ne monitorojmë ditë për ditë të gjitha lëvizjet që ndodhin në borderotë dhe për ta ndarë me ju në ekonomi qarkullimi të parjavshme. Ka një sërë sipërmarrjes për shkak të uljes së lëvizjes dhe uljes së konsumit që ka humbje të punësimit. Sot gjithë biznesi i vogël që preket nga urdhri 193 ka 60 mijë e 422 të papunë. Që vijnë prej urdhrave dhe janë pjesë e paketës dhe që nga nesër fillon aplikimi dhe të jepen paratë cash. Që janë të punësuar, të vetëpunësuar apo të punësuar pa pagë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin se ishte dëmtuar sistemi TIMS.

Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.

Gazeta franceze "Le Monde" ka shkruar për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Gazeta e cilëson një akt barbar të qeverisë.

Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë.

Tom Blickman, një ekspert i reformës së politikës së drogës në Institutin Transnacional me qendër në Amsterdam, ka komentuar vendimin e q

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, Policia e Shtetit i është bashkuar fushatës sensibilizuese “Don’tBeAnEasyCatc

Deri në orët e mesditës, vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Një 12-vjeçare është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 në Durrës.

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero i është përgjigjur pedagogut Erion Kristo i cili një ditë më parë tha: "Ajri të shëron?