Ahmetaj shpjegon masat: Punonjësit në të zezë, nuk përfitojnë

09/04/2020 - 21:57

Ndërsa paketa ekonomike lidhur me situatën koronavirus ka nisur tashmë të aplikohet, duket se një kategori e caktuar qytetarësh janë ende të paqartë nëse janë përfitues të saj, apo për mënyrat se si duhet të veprojnë në këtë situatë.

Koordinatori për situatën e Emergjencës Arben Ahmetaj, shpjegoi ndër të tjera se të gjitha bizneset e lejuara për punë, mund të punojnë edhe pas orës 13:00. “Policia është shumë e qartë që nuk do të pengojë asnjë biznes të punojë pas orës 13:00, përveç bizneseve specifike që nuk janë të lejuara”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa iu është përgjigjur disa pyetjeve në studion e “Opinion”, Ahmetaj saktësoi gjithashtu se:

  • Punonjësit në të zezë (pra të pasiguruarit) nuk do të përfitojnë nga paketa e luftës.
  • Punonjësit sezonalë, që kanë punuar jashtë vendit, por tashmë kufijtë janë mbyllur, mund të shihen tek pagesa e papunësisë, por duhet me pare të regjistrohen si të papunë.
  • Pagesat e sigurimeve nuk shtyhen.
  • Kufijtë janë të mbyllur.
  • Bursat e studentëve do vijojnë të paguhen.
  • Qeratë e tërmetit do vijojnë të paguhen

Ndërkohë Ahmetaj shpjegoi edhe raportin me bankat, për të cilin ankohen shumë qytetarë, lidhur me mos zbatimin e vendimit për shtyrjen e kësteve të kredisë.

“Qytetari të ankohet në faqen e Bankës së Shqipërisë, ajo ja kalon njësisë monitoruese dhe njësia merret me bankat”, tha Ahmetaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore.

Reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi!

6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana bën një bilanc të punës së bërë përgjatë këtyre muajve të vështi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar autoshkollat që ushtrojnë aktivitetin e tyre se nëse nuk do t

Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës shembi disa hotele dhe pallate, duke lënë pas një bilanc tragjik, 23 jetë të humbura.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informon se në javën e parë të kthimit në normalitet të sistemit shënd

Opozita u angazhua sërish sot që të bëjë gjithçka sa i takon asaj për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda datës 31 maj.

Më 29 maj mbyllet viti shkollor, një vit ky i pazakontë, i zhvilluar muajt e fundit online, për shkak të masave parandaluese për prekjen

Kur u bë e qartë se semestri i dytë i vitit akademik 2019-2020 do të devijonte nga përfundimi i tij normal dhe universitetet kaluan në më