Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish lidhur me vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini për të rikthyer në auditorë studentët dhe maturantët gjatë periudhës së pandemisë.

Në një postim në Facebook, shoqëruar dhe me disa imazhe domethënëse, Fuga shkruan se pushteti po kërkon t’i hajë kokën bijve.

POSTIMI I FUGËS

Ja cfarë i përgatit studentëve dhe maturantëve etja për pushtet, për të kapur shkollat e larta, për të bërë zgjedhje hajdutësh, për t’iu imponuar intelektualëve dhe rinisë studentore!

Mësim në auditor në kohë covid19, si dashuri në kohë kolere!

Etja për pushtet duke i ngrënë kokën rinisë të kombit!

Kërkon t’i hajë kokën bijve.