Aksident i rëndë në hyrje të Durrësit, një person mbetet i plagosur (FOTO & VIDEO)

Postuar: 06/12/2017 - 15:37

   Një aksident i rëndë është regjistruar disa minuta më parë në hyrje të qytetit të Durrësit, pranë semaforit tek unaza e qytetit.

Një automjet tip “Audi” është përplasur me një motor në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Nga gazetarja e DurrësLajm që ndodhet në vendngjarje mësohet se burri është aksidentuar rëndë dhe ka qenë pa ndjenja në momentin që është marrë me urgjencë nga ambulanca për t’u dërguar në spitalin rajonal.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij që ka mbetur në vendngjarja ka qenë e shokuar dhe e mbuluar nga gjaku.

Automjeti që u përfshi në aksident ka ndaluar rreth 100 metra larg vendit të përplasjes.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe normalizimin e trafikut. E gjithë zona është rrethuar me kordon policie deri në mbarimin e procedurave të grupit të ekspertizës.

Nuk dihet ende identiteti i personit që mbeti i plagosur rëndë. Drejtuesi I mjetit tip Audi po merret në pyetje nga policia. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   OSHEE ka njoftuar sot se shumë zona të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, duke nisur që nga ora 09:00 e mëngjesit.

   Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kushte të cilat do të vijojnë deri në orët e pasd

   Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 e shkallës rihter të ndodhur më dat

   Skenat e rënda të konfliktit të ditëve të fundit që u shënuan në terminalin e teageteve në Durrës si rezultat i vonesave të trageteve

   Ndahet nga jeta profesori i njohur i gjuhës dhe letërsisë për shumë breza gjimnazistësh në Durrës dhe autori i mëse 20 librave.

Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës, kanë bllokuar punimet që po kryen firma e kontraktuar nga ndërmarrja e Ujësjellësit për shtrirj

Vijon zbatimi i planit të masave  nga Specialistët e  Qarkullimit Rrugor Durrës për kontrollin e drejtuesve të mjeteve që konsumojnë pije

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pas incidentit të ndodhur në terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit, me tragetin GNV, k

Paraditen e sotme ka dalë në sallën e gjyqit autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili  vrau 8 anëtarë të fisit të tij, mes ty

"Pas tragjedisë së Otrantos, kjo ka qenë një nga ngjarjet më të dhimbshme që më është dashur të ndjekë".