Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në Durrës.

Aksidenti i rëndë është regjistruar rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet ku është përplasur për vdekje një këmbësore e identifikuar me inicialet T.R., e moshës 53 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues shtetasin A.D. 49 vjeç, e ka aksidentuar shtetasen këmbësore dhe më pas ajo ka ndërruar jetë fatkeqësisht në spital.

Ndërkohë nuk jepen detaje të tjera rreth viktimës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.