Katër drejtues mjetesh janë vënë në prangat e specialistëve të Qarkullimit në Durrës.

Tre prej tyre u konstatuan në gjendje të dehur,  ndërsa janë shkaktuar edhe 3 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu, një aksident u regjistrua mes një mjeti dhe motori, duke lënë të plagosur drejtuesin e këtij të fundit, një 40-vjeçar nga Durrësi.

Në pranga ranë:

F. M., 34 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, ka goditur një mjet të parkuar duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

A. K., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin “Volvo”, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet të parkuar duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

T.C., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l.

E. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit, është përplasur me motorin tip “Kawasaki”, me drejtues shtetasin V. N., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.