Aksidentet vrasin më shumë se kriminelët, Lleshaj: Bashkëpunim me qytetarët

12/09/2019 - 10:23

Ministri i Brendshem, Sandër Lleshaj ka theksuar sot se “Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara për të shtuar përpjekjet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ndërkohë që bashkëpunimi i qytetarëve mbetet i pazëvendësueshëm”. 

Deklaratën e ka bërë gjatë një takimi që pati me ekipin fitues të biçiklistëve të vegjël nga shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë javën e ardhshme.

Mesazhi i Lleshajt:

Megjithëse numri i viktimave nga aksidentet rrugore vijon të ulet (nga 353 në vitin 2010 ka zbritur në 213 në vitin 2018), aksidentet në rrugë vrasin shumë herë më tepër sesa kriminelët.

Ndërgjegjësimi i përdoruesve të rrugës dhe i opinionit publik në përgjithësi mbetet rruga kryesore për të shpëtuar jetët njerëzore nga rreziqet e sjelljes së papërgjegjshme në rrugë.

Për këtë qëllim, prita me kënaqësi sot ekipin fitues të biçiklistëve të vegjël nga shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë javën e ardhshme.

Këta fëmijë janë një model i bukur angazhimi në shërbim të sigurisë në rrugë dhe e ardhmja e tyre është një thirrje e fortë për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në qarkullimin rrugor.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara për të shtuar përpjekjet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ndërkohë që bashkëpunimi i qytetarëve mbetet i pazëvendësueshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në zbatim të misionit që Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Indu

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në një raport të fundit për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen social ekonomike ndaj Covid-19 ka

50 infermierë të rinj i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid2 "Shefqet Ndroqi" në luftë kundër Covid19.

Pemët dekorative që prej vitesh zbukuronin një pjesë të rrugës “Egnatia”, nga stacioni i vjetër i trenit deri te hyrja e Portit Detar sot

Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmarteso

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur prishjen e dy pallateve pesë katësh në Hamallaj, Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në Facebook mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila u bën thi

Sekuestrohet ish-hotel "Vollga" në Durrës.

Edhe sot pritet mot i paqëndrueshëm në vendin tonë.

Ashtu sikurse mediat dhe autoritetet greke kishin njoftuar, pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë do t’u nënshtrohen rregullave dhe orare