Aksidenti me vdekje në Durrës, arrestohet shoferi dhe 3 drejtues të tjerë

06/02/2020 - 08:39

Arrestohen në flagrancë 4 drejtues mjetesh në Durrës, njëri nga të cilët drejtuesi që shkaktoi aksidentin me vdekje dje. Ndërsa 3 drejtuesit e tjerë janë prangosur drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozetit, duke drejtuar mjetin tip "Man", ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 35 vjeç, akoma i paidentifikuar.

H. K., 40 vjeç, banues në Cudhi, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip "Ford".

A. P., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr. 1, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Opel".

K. M., 58 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas u konstatua në lagjen Nr. 17/1, Durrës duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Opel".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një avion që do të niset më 1 Prill nga Londra, do të riatdhesojë shqiptarët e mbetur atje dhe duket se ky do të jetë fluturimi i fundit

Për të dytën ditë radhazi, tregu agro-ushqimor i qytetit të Durrësit iu nënshtrua dezinfektimit të plotë.

Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nesër fillojnë aplikimet për të përfituar nga paketa e ndihmës ekonomike e miratuar për të përba

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se 5 pacientë të tjerë, nga Tirana, Fieri dhe Kavaja janë shëruar nga

Kishte 16 ditë në terapi intensive në infektivin e Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri

Në kohën e koronavirusit, të bësh biznes është një sipërmarrje e vështirë, pasi problematikat janë të shumta.

Një tjetër lajm i hidhur vjen këtë pasdite nga Spitali Infektiv.

Zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero ka shpjeguar se cilët do të përfitojnë nga paketa e qeverisë në lidhje me situatën