Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e njërit prej mjeteve që u përfshinë në një aksident mbrëmë para mesnatës në rrugën paralel me Portin.

Në pranga ka rënë A. Qetka 33 vjeç, banues në Durrës. Ai ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” kur është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.B. 66 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë, u plagos 66-vjeçari, i cili pas aksidentit u transportua në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e  mjekëve.

Uniformat blu i bënë testin e alkoolit të dy drejtuesve të mjeteve, nga ku rezultoi se 33-vjeçari Qetka ishte në gjendje të dehur.

Kështu, i arresrtuari akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa 66-vjeçari i plagosur për veprën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.