Aksidentohet një person në Durrës teksa po udhëtonte me motorçikletë.

Aksidenti është regjistruar këtë të premte rreth orës 09:40, në lagjen nr. 14 Durrës. Policia njofton se shtetasi E.T., 30 vjeç, duke drejtuar motorçikletën e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi E.T., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.