Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar përgjatë gjithë natës aksion në autostradën Durrës-Tiranë dhe në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Policia bën me dije se ka shtuar patrullat në fundjavë me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Me Radar per te evidentuar dhe ndeshkuar ata drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara. Nderko ne te gjitha rruget e Tiranes vijon kontrolli me Drager i te gjitha mjeteve. Mos tejkalo kufijtë e shpejtësisë që të rekomandon sinjalistika rrugore. Shpejtësia të vret. Mos drejtoni mjetin nen ndikimin e alkoolit apo ne gjendje te dehur. Alkooli vret njesoj si shpejtesia”- bën apel të fortë policia, teksa poston fotot e drejtuesve të kapur në shkelje, e për të cilët janë marrë masat ndëshkuese sipas ligjit.