Policia e Shtetit ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme kontrollet në Lezhë. Kontrolle nga deti e toka për të parandaluar e goditur trafikun e lëndëve narkotike.

Kontrolle kishte nga Delta Forcë e Policia Kufitare edhe përgjatë vijës bregdetare në zonën e Tales, Patokut e Ishmit.

“Me Delta Forcë e Policinë Kufitare patrullim në det për të parandaluar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike”, shkruhet ne faqen zyrtare te FB te Policise se Shtetit.