Efektivët e policisë Rrugore në Durrës, në bashkëpunim me kolegët e policisë Bashkiake, kanë ndërmarrë aksion në rrugët e qytetit për bllokimin e mjeteve që parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Shumë mjetem shpesh vihen re që parkohen në trotuare apo në stacionet e autobuzit.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u morën nga qarkullimi rrugor 40 masa administrative dhe nga Policia Bashkiake u bllokuan me bllokues 30 mjete, si dhe u mor masa ndaj drejtuesve të këtyre mjeteve.

Ky bashkëpunim dhe aksion do vazhdojë me Policinë Bashkiake dhe në ditët në vijim.

“Sensibilizoj të gjithë drejtuesit e mjeteve të qytetit të Durrësit që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor”,- tha gjatë operacionit të sotëm, kreu i Rrugores Durrës, Valentin Floriri.

K.H.