Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka ndërmarrë njё aksion në Gjirin e Lalzit për prishjen e objekteve tё ndërtuara jashtë lejeve.

E pranishme nё kёtё operacion ishte edhe kryeinspektorja e IKMT-së, Dallёndyshe Bici, e cila u shpreh hapur duke u dhёnё njё mesazh tё qartё bizneseve të mёdha tё ndёrtimit se nuk do të tolerohet asnjë që ka përfituar duke dhënë para nën dorë.

“Loja ‘merr lejen, shkele lejen sa dhe si tё duash, pastaj legalizo shkeljen pёr pesё lekё’, do tё marrё fund”, ka thёnё Bici.

Kryeinspektorja Bici ka paralajmёruar biznesmenёt e ndërtimit se do tё humbasin shumё mё tepёr nga çmund tё fitojnё, nёse e shkelin qoftё edhe njё centimetёr lejen e dhёnё nga institucionet publike.

“Shqipëria, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund tё humbasin mё pёr llogari tё xhepave tё biznesmenёve tё pangopur. Bregdeti, pasuria e shqiptarёve, nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt”, deklaroi Bici.