Aktivitetet e Bashkisë së Tiranës për festimin e 28 nëntorit

Postuar: 28/11/2013 - 10:05

TIRANE, 28 nentor 2013 - Me rastin e festave kombëtare, Pavarësia e Shqipërisë dhe Çlirimi i Atdheut, më datë 28 Nëntor 2013, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh festive e kulturore. Programi i propozuar për këtë ditë festive nis me homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, në orën 10:00. Më tej në orën 11:00 do të zhvillohen homazhe dhe tek Memoriali i Komandantit Legjendar Adem Jashari tek rruga e Durrësit. Ndërkohë në rrugën pedonale "Murat Toptani' do të hapet Panairi, i vizitueshëm nga të gjithë qytetarët. 

Gjatë të gjithë ditës së nesërme do të zhvillohen lojëra popullore në ambientet e parkut “Rinia”, duke u bërë kështu pika e takimit mes të rinjve, adoleshentëve dhe qytetarëve të Tiranës që duan të ndajnë mes tyre dinamikën e lojërave popullore, të inkuadruar nga animatorë profesionistë. 

Gjithashtu Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave, për t’i shtuar frymën festive të gjithë qytetarëve të cilët do të mbushin rrugët në qytet, për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë. Ansambli do të vendoset në sheshin para monumenteve të Vëllezërve Frashëri në orën 11.00-12:00, dhe në sheshin para Galerisë Kombëtare në orën 12:00-13:00. 

Ndërkohë Banda e qytetit do të performojë një sërë këngësh patriotike si dhe një repertor të përzgjedhur enkas për këto festime, përgjatë rrugës pedonale "Murat Toptani" dhe bulevardit "Dëshmorët e Kombit". 

Si çdo vit, Aktorët e Teatrit të Metropolit do të vishen me veshje të personazheve historike, si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, etj., në një background me imazhe që të kthejnë në kohë, në vitet e ngritjes së flamurit dhe do të krijojnë kështu këndin e fotografisë, ku qytetarët do të mund të bëjne foto me këto personazhe. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Oliver Ivanov, politikani serb që u vra sot, ka vizituar Durrësin në vitin 2006.

   Reforma për thjeshtimin e burokracive në administratë është duke vazhduar.

   Neglizhuan sëmundjen e vajzës së vogël, pasi kishin një fatkeqësi familjare, 7­-vjeçarja ndërron jetë në spitalin e Durrësit, pesë orë

Stacioni i trenit për qytetarët Tiranës do të rikthehet në Bulevardin e Ri, aty ky ka qenë stacioni historik.

Ish-nëndrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Iliaz Labi ndodhet nën arrest shtepiak për llogari të një procesi për çështje korrupsioni.

Nisi sot rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët diabetikë, pas vendimit të Qeverisë për ofrimin falas të fishave për fëmijët 0-18 v

Një tjetër vetëvrasje është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku ka varur veten një burrë i moshës 52 vjeç.

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesë-padinë e prokurores Rovena Gashi të bërë javën e kaluar ndaj Prokurores së Përgjithshme të përk

36 gjyqtarë dhe prokurorë do t’i nënshtrohen ligjit të Vettingut.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur afatet për aplikimet për vende te lira pune në pozicionin infermier, fiziotera