Aktorët paralajmërojnë uzurpimin e Teatrit

13/06/2018 - 17:57

   Në adresë të Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe të grupeve parlamentare, Sindikata  e Artistëve të Skenës e Ekranit dhe e Teatrit dërguan një letër të hapur ku e cilësojnë atentat ndaj kulturës projektligjin e hedhur për konsultim nga Ministria e Kulturës që çon në shembjen e godinë së Teatrit Kombëtar.

Aktor i karrierës Robert Ndrenika e quajti mungesën e ministres dhe deputetëve të mazhorëncës  në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik si fillimin e luftës mes artistëve dhe qeverisë.

Artistët i kërkuan deputetëve të opozitës të ardhur edhe nga komisione të tjera ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për projektin e propozuar nga qeveria për prishjen dhe ndërtimin e një teatri të ri. Edhe në një reagim të tijin, Kreu i Shtetit Ilir Meta i bën thirrje qeverisë dhe Kryetarit të Bashkisë të bëjnë transparencë, të dialogojnë me artistët në dobi të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, që deri më tani me gjithë kërkesat e vazhdueshme të artistëve për takim nuk ka ndodhur.

Seanca  e radhës dëgjimore për çështjen e Teatrit Kombëtar është caktuar në 19 Qershor, ku Ministrja e Kulturës ka konfirmuar praninë e saj. Të Premten, komuniteti i artistëve do të kalojë në një formë tjetër të protestës, ata do të qëndrojnë 24 orë në ambientet e Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të tij deri sa qeveria të tërhiqet nga vendimi për ta shembur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Studentët e Durrësit kanë paralajmëruar sërish protestë ditën e hënë më 17 dhjetor.

Dyndje e madhe qytetarësh për të psonisur në qendrën tregtare QTU, duke shkaktuar si kurrë më parë, trafik të jashtëzakonshëm në autostra

Studentët nuk heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Banorët e Shijakut, “Katër Rrugëve” dhe Xhafzotajt janë ngritur sot në protestë për infrastrukturën e rënduar të rrugës që lidh qytetin b

Një grup studentësh vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë, teksa këtë të diel protesta shënon ditën e 12-të.

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës parashikohet të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura duke gjeneruar reshje

Gazetarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Eni Vasili ka intervistuar shumë figura të politikës, artit e kulturës gjatë karrierës së s

Nëse në Durrës bie shie, nuk është aspak "e çuditshme" që rrugët e qytetit përmbyten.

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme të cilët janë të interes