AKU 1.75 milion lekë gjoba në Tiranë, Berat e Dibër, pezullon dy subjekte

19/07/2019 - 14:53

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në të gjithë zinxhirin ushqimor në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e interesit dhe shëndetit të konsumatorëve.

Nga këto kontrolle zyrtare ka rezultuar se dy subjekte në Tiranë, një në Berat dhe një në Dibër nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

·         Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Astrit Murataj” me aktivitet “Market për produktet ushqimore”, Kamëz, Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën administrative:

  1. “Gjobë” me vlerë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse.

·         Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Hazbi Dervishi” me aktivitet “Supermarket për produkte ushqimore”, Tiranë, u konstatuan problematika në etiketimin e produkteve ushqimore.

Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën administrative:

  1. “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin.

·         Nga kontrolli i ushtuar në subjektin “Isa Crroj” me aktivitet “Tregtim mishi”, Bulqizë, Dibër, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin i paregjistruar në QKB, si dhe në ambientin e tregtimit u evidentua papastërti në mure, tavane dhe dysheme e dëmtuar.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 100.000 lekë për ushtrim të aktivitetit i paregjistruar në QKB,

  2. “Gjobë” me vlerën 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare në ambientin e tregtimit,

  3. “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kushteve ligjore.

·         Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Fidaete Gjika” me aktivitet “Njësi tregtimi”, Poliçan, Berat, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë i paregjistruar në QKB, si dhe u evidentua tregtimi i produkteve të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (biskota, akullore, llokume, pije freskuese etj). Gjithashtu, gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh të paetiketuara, çka përbën shkelje ligjore (qumësht, sallam, sodë buke, piper, kanellë dhe limontos), si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet ushqimore që tregtonte.

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

  2. “Gjobë” me vlerën 50,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin,

  3. “Gjobë” me vlerën 150,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

  4. “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme,

  5.  “Bllokim i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre.

AKU vijon punën e intensifikuar në të gjithë vendin, duke kontrolluar përmbushjen e kërkesave ligjore nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor, për të garantuar në këtë mënyrë konsumatorët për sigurinë e produkteve që konsumojnë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.​

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe

Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim, shtëpia e familjes Hajdari u mbush sërish, por këtë herë, për ta përcje

Prokuroria e Durrësit ka reaguar pas arrestimeve të kryera gjatë ditës së sotme lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Sipas prokurorisë nga v

Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristote

"Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavales

Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetet shqiptare të vlerësojnë ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit ndërsa ka shpallur edhe konferencë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve të vogla të

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokuro

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për