AKU asgjëson 49 tonë farë misri, vendos miliona lekë gjobë në biznese

15/06/2019 - 11:17

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve në biznese të ndryshme ka konstatuar disa shkelje, duke vendosur edhe gjoba të majme për abuzuesit, si edhe ka mbyllur aktivitetin e dy prej tyre, si edhe ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 tonë farë misri të papërshtatshme për mbjellje.

Konkretisht:

-Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU Tiranë nё subjektin “Sami Cerri” evidentoi se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim tё produkteve tё pastiçerisё” pa licencë përkatëse dhe pa regjistër shitjesh.

Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa tё pa notifikuara dhe qё nuk pёrmbushin kёrkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume). Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masa administrative: a). Gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse, b). gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, c). gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin, d). bllokim per asgjesim i 225 kg produkte ushqimore dhe e). ndërprerje e aktivitetit.

-Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU Fier në subjektin “Lindita Gjini” me aktivitet “Market” në qytetin e Lushnjës evidentoi tregtim të mallrave me afat të kaluar përdorimi (amareta, djath, kroasan, kek, çajra, çokollata, pije energjike, vafer etj). Për shkeljet e kontatuara ndaj subjektit u mor masa administrative: a). gjobë 300,000 lekë për tregtim të mallrave të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit dhe b). bllokim per asgjesim te mallrave me afat përdorimi të kaluar.

– Nga kontrolle e kryera nga AKU Korçë në subjektet “Petraq Zhidro” dhe “Lico A+B” me aktivitet “Përpunim qumështi” dhe analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djathë të bardhë dhe djathë kaçkavall) evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit. Për shkeljet e konstatuara ndaj secilit prej subjekteve u mor masa administrative: a). gjobë 300,000 lek për ushqim të pasigurtë dhe b). bllokim per asgjesim te sasisë 500kg djath i papërshtatshëm për konsum.

-Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU Korçë në subjektin “Florent Dikellari” me aktivitet “Njesi tregtimi” evidentoi kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Për këtë shkelje AKU mori masat administrative: a) gjobë ne vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe b). nderprerja e aktivitetit deri në plotësimin e këtyre kushteve.

– Ndërkohë drejtoria Rajonale e AKU Shkodër në kuadër të masave administrative të marra gjatë kontrolleve  të kryera, ka bërë asgjesimin e rreth 48.7 tonë farë misri të papërshtatshme për mbjellje. Procesi i asgjesimit u krye me pjesëmarrjen e inspektoreve të AKU, të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe të Drejtorisë të Tatimeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të premte, vendi do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, sidomos në zonat veriore.

Liderët e vendeve anëtare të BE janë mbledhur në Bruksel në samitin që pritet të marrë edhe vendimin final sa i përket çeljes së negociat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur në lidhje me negociatat me Tiranën e Shkupin, duke u shprehur se sinjale

Në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, sot u organizua një takim me Tryezën Teknike nën drejtimin e

Goditet një tjetër grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës në Durrës.

Aplei i Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e Klement Balilit për të fituar pafajësinë, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së S

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndryshuar thuajse të gjithë drejtorët e burgjeve në mbarë vendin.

Ka pasur informacione se Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, e për këtë arsye, Prokuroria e cila e ka marrë në hetim, i ka hequr

Kuvendi i Shqipërisë po miraton një projektligj, i cili rrit kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e kripës së jodizuar.

Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.