AKU bllokon 14.5 tonë birrë "Paulaner", gjobit me 1.2 milionë lekë subjektin

26/05/2019 - 14:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, në funksion të garatimit të ligjshmërisë dhe zbatimit të kërkesave ligjore në të gjithë zinxhirin ushqimor.

"Nisur nga bllokimi i një sasie prej 14.5 ton “Birrë Paulaner” në Pikën e Inspektimit Kufitar për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe pas konfirmimeve te ardhura nga prodhuesi i birrës “Paulaner” mbi autenticitetin e certifikatës së analizave, AKU kontrolloi ligjishmërinë e importimit te birrës “Paulaner” nga subjekti “Denis Shpk” ku u konstatuan 13.600 copë kanaçe birre “Paulaner” (0.5 L) me afat përdorimi 07.2019.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti “Denis Shpk” importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues (Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, nuk kanë të shënuar afatin e përdorimit të produktit, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe).

Nisur nga shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

  1. Për importim produktesh në kundërshtim me ligjin u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë

  2. Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë,

  3. Subjektit iu bë ndërprerja e kryerjes së një veprimi, duke iu ndaluar tregtimi i sasisë prej 13.600 kanaçe birrë “Paulaner” (0.5 L),

  4. Referuar problematikës së dokumetacionit shoqërues, subjektit “Densi Shpk” iu la detyrë që të tërheqë produktin e shpërndarë, si dhe produkti “Birrë Paulaner” i praktikave të importit të periudhës kohore (2018-2019) të kthehet në vendin e origjinës.", bën me dije AKU.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila i është bashkuar nismës "Edhe unë" për të mos votuar të dielën e 30 qershorit.

Ambasada italiane ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, që pritet të mbahen ditën e diel.

“The Economist Espresso”, një portal informativ në varësi të medias “mëmë”, “The Economist”, i ka kushtuar një hapësirë pasqyruese klimës

KQZ miratoi listën e vëzhguesve afatshkurtër për zgjedhjet e 30 qershorit dhe përkthyesve të ambasadës italiane si edhe asaj britanike.

Për ditën e sotme, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim nga Verili

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, i cili tha se policia ka shpërndarë armë në Dibër.