AKU bllokon dhjetra kg produkte të skaduara, vendosen 3.7 mln lekë gjobë

16/07/2019 - 15:36

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzive në dëm të konsumatorëve, ka kryer kontrolle zyrtare te 6 Operatorë të Biznesit Ushqimor në Korçë, Pogradec dhe Fier, nga të cilat ka rezultuar se:

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Stefan Hafesllari” me aktivitet “Njesi Tregtimi”, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz”. Gjithashtu nga kontrolli u evidentuan produkte me afat të kaluar përdorimi, në magazinën e ruajtjes së ushqimeve mungonin kushtet higjeno-sanitare si dhe subjekti nuk dispononte planin e Vetkontrollit (HACCP) dhe sistemin e gjurmueshmërisë.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse,

  2. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

  3. Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

  4. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë si dhe,

  5. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP).

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Baxho” Maliq, Korçë, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare (u konstatua prani e mykut dhe lagështirës në ambjentet e stazhionimit). Subjekti nuk kishte përditësuar regjistrat e planit të vetkontrollit (HACCP), nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për certifikatat veterinare si dhe produktet ishin të etiketuara në kundërshtim me ligjin.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

  2. Gjobë 100,000 lekë për mosimplementimin e planit të vetkontrollit (HACCP),

  3. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

  4. Gjobë 100,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin.

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Petraq Zhidro” me aktivitet “Përpunim Qumështi”, Korçë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë.

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

  2. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

  3. U bë bllokimi i 60 kg djathë kaçkavall të pasigurtë për konsum me qëllim asgjesimin e tij.

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Ardi Zaçe” me aktivitet “Byrektore”, Pogradec, u kostatua se subjekti nuk dispononte analizën e ujit të pijshëm, mungonin masat kundër dëmtuesve (Plani DDD) si dhe nuk kishte amabiente sanitare (tualet).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Arben Abrashi” me aktivitet “Njesi Tregtimi”, Çërravë, Pogradec, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (patatina, llokume, limontos dhe pulë e ngrirë).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre.

  • Nga kontrolli i ushtuar në subjektin”Janaq Ciko” me aktivitet “Magazinë ushqimore” Fier, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (karamele, vaj, ujë, fasule etj).

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:

  1. Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

  2. U bë bllokimi i produkteve të skaduara me qëllim asgjesimin e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristote

"Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavales

Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetet shqiptare të vlerësojnë ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit ndërsa ka shpallur edhe konferencë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve të vogla të

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokuro

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për

Është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun.

Gjykata e Tiranës dënoi me 7 vite e 4 muaj burg një prej autorëve të vjedhjes së serverave dhe dokumenteve të Prokurorisë së Durrësit, nd