AKU bllokon në kufi 24 tonë kripë nga Austria dhe 42 krerë viça për therje nga Serbia

18/05/2019 - 11:50

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrollit të ngarkesave me mallra ushqimore që hyjnë në territorin e Shqipërisë nëpërmjet pikave të Inspektimit Kufitar ka bllokuar 24 tonë kripë nga Austria dhe 42 krerë viça për therje nga Serbia.

Nga kontrollet e ushtruara më datë 17 maj 2019 rezulton se:

1) Ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia (42 krerë viça për therje) në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare, siç percaktohen ne Urdhërin Nr. 526, date 20.10.2016. Referuar parashikimeve te këtij urdhri dhe në bashkëpunimi me shërbimin veterinar rajonal, AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në rregjim karantinor (21 ditë) përpara se te futen në proces therje.

2) Ngarkesa prej 24 ton kripë e ardhur nga Austria në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit për tu përdorur për konsum human dhe industrinë ushqimore në Shqipëri u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut (Ligji nr 9942 datë 26.06.2008, neni 6).

Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe pas kontrollit fizik të ngarkesës ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit kripë, paraqesen nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar, sipas përcaktimeve ligjore (nivel jo me të ulët se 40 mg jod dhe jo me të lartë se 60 mg jod për kg kripë). Për këto arsye, AKU vendosi masën administrative "Bllokim produkti” për sasinë prej 24 ton kripë dhe masën administrative "Kthim në vendin e origjinës" së produktit. Subjekti po kryen veprimet e duhura me degën e doganës Shkodër për kthimin e produktit në vendin e origjinës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Autoriteti Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej janarit të këtij viti.

Ish-kreu i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka folur në një lidhje telefonike për News 24 për procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm,

Paraditen e sotme, në kalatën numër 4 është bregëzuar anija turistike “TO CALLISTO”, e cila ka sjell 36 turistë të huaj, kryesisht gjerma

Goditen dy raste kultivimi të lëndëve narkotike në Krujë, janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, s

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prej qershorit të vitit 2018, në vendin tonë, ka hyrë në fuqi ligji "Për ndihmën juridike".

Arbër Çekaj, i akuzuar për sasinë rekord të 613 kilogramëve kokainë të kapur në Durrës, është ekstraduar sot nga Gjermania në Shqipëri.

Ambasada Amerikanë në Tiranë iu vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë në lidhje me kërkesat për viza emigruese.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira.