"Akullore si dikur" është titulluar festa, që synon të kthehet në traditë për qytetin e Durrësit.  Në sheshin “Liria”, mbrëmjen e djeshme, disa nga firmat më të njohura që prodhojnë akullore artizanale kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar bashkia e Durrësit, në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. 

Aktiviteti në fjalë synon rikthimin e traditës për akulloren tradicionale, si një element thelbësor i qytetit. Të pranishëm në panairin e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës kanë qenë ministri i mjedisit, Blendi Klosi si dhe kryetarja e bashkisë se Durrësit, Valbona Sako.  Pasi ka parë nga afër stendat e prodhuesve të akullores, Klosi është shprehur se ky aktivitet synon promovinin e këtij produkti popullor gjatë sezonit turistik. 

Kryearja e bashkisë, Valbona Sako, tha se me mbështetjen edhe të vajzave dhe djemve të Smile Albania, synohet rritja e numrit të vizitorëve dhe turistëve në Durrës.

Në panair kanë marrë pjesë edhe disa bletërritës, të cilët kanë ekspozuar produkte të tilla si mjalti, qumesht blete, propolis etj.