Akuza për falsifikim dokumentesh, Luan Daci përballet me të shkarkuarit nga Vettingu

29/10/2020 - 09:57

Gjykata e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit zhvillon sot seancën gjyqësore për anëtarin e KPA-së, Luan Daci.

Bëhet me dije se Besnik Cani, ish-anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë, ish-prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish-Gjyqtari Ervin Metalla të dëshmojnë kundër Dacit. Po ashtu kundër tij pritet të dëshmojë edhe prokurori Elsion Sadiku.

Cani, Sevdari, Metalla dhe Sadiku janë shkarkuar nga detyra nga KPA.

Personat në fjalë janë kallëzuesit e Daçit, të cilët njoftuan SPAK për të hetuar anëtarin e Vettingut për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i kolegjit të apelimit.

Luan Daci është anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndërsa më herët është pezulluar dhe rikthyer në detyrë, për shkak se akuzohet për falsifikim dokumentesh. Rreth një muaj më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana thotë se po merren masat e nevojshme për të ndihmuar familjet që janë përmbytur si pasojë e daljes

1231 qytetarë janë gjobitur në vendin tonë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në publik gjatë fundjavës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore të “

Reshjet e dendura të shiut që ranë të dielën kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Sukthit, pasi gjatë orëve të natës, lumi Erzen ka dalë n

Ka mbërritur në Shqipëri misioni i ODIHR për vlerësimin e nevojave për zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Pos

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,  Luan Daci ka kërkuar paajësinë në Gjykatën e Apelit.

Në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës, është në gjykim çështja civile me nr.

Reshjet e shiut do të vijojnë edhe përgjatë ditës së sotme, kryesisht gjatë pasdites dhe natës.

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër.