Akuzat për falsifikim dokumentesh, SPAK shtyn seancën për Luan Dacin

22/05/2020 - 12:15

Ditën e sotme SPAK ka vendosur shtyrjen e vendimit per diten e diele për anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin, i cili u pezullua pak ditë më parë, pasi akuzohet për “falsifikim dokumentesh”.

News 24 raporton se avokati i Dacit kerkoi shtyrjen e seancës pasi klienti nuk është i pranishëm për arsye shëndetësore.

Pak ditë më parë SPAK sqaroi se Daci është pezulluar, pasi kishte paraqitur të dhëna të rreme, duke mbajtur të fshehtë masën disiplinore të “largimit nga detyra” në vitin 1997 –penalizim që do të duhej ta s’kualifikonte atë nga gara për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Daci ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitet 1994-1997, kur sipas SPAK u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë së kohës për “shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë”.

Fshehja e këtij fakti nuk e pengoi Dacin të kalonte filtrat e verifikimit në vitin 2017, fillimisht në institucionin e Avokatit të Popullit dhe më pas në Komisionin Ad Hoc të ngritur në Kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të vetingut, ndonëse një verifikim i tillë nuk rezulton të ketë qenë i vështirë.

Zgjedhja e Luan Dacit në kundërshtim me kriteret formale në Kolegjin e Apelimit u bë vetëm një vit pasi atij iu refuzua një kërkesë për t’u emëruar në Gjykatën e Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Arsyeja e refuzimit ishte shkarkimi nga detyra në vitin 1997, i diskutuar në një mbledhje me pjesmarrjen e gjerë të anëtarëve të KLD-së, ish-presidentit Nishani dhe përfaqësuesve të misionit Euralius dhe OSBE-së.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se në vitin 2017, Daci aplikoi për një post në secilin prej 3 institucioneve të vetingut, duke zhdukur nga CV-ja e tij periudhën e punës si gjyqtar në Tiranë. Në njërin prej formularëve, Daci mohoi gjithashtu të kishte qenë subjekt i ndonjë masë disiplinore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin se ishte dëmtuar sistemi TIMS.

Sot është Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur, ndërsa ende nuk dihet fati i shumë prej tyre.

Gazeta franceze "Le Monde" ka shkruar për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Gazeta e cilëson një akt barbar të qeverisë.

Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë.

Tom Blickman, një ekspert i reformës së politikës së drogës në Institutin Transnacional me qendër në Amsterdam, ka komentuar vendimin e q

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, Policia e Shtetit i është bashkuar fushatës sensibilizuese “Don’tBeAnEasyCatc

Deri në orët e mesditës, vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Një 12-vjeçare është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 në Durrës.

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero i është përgjigjur pedagogut Erion Kristo i cili një ditë më parë tha: "Ajri të shëron?