Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se në ka një institucion që duhet akuzuar sot është Prokuroria, duke thekuar se i pari që duhet çuar në burg është prokurori.

Kikia: Në ka ndonjë institucion që duhet të vihet në akuzë sot është Prokuroria. Emrin e Habilajve nuk e dëgjojmë për herë të parë tani. Targën e Tahirit nuk e dëgjojmë tani. E ka përmendur me qindra herë Partia Demokratike dhe kjo prokurori e devotshme minimumi duhet të verifikonte. Problemi këtu nuk është politika, por vetë prokuroria sepse ka pasur material me thasë po aq thasë me kanabis. 

Për të shkuar tek Dako, jemi duke folur mbi hipotezat. Kemi një deklaratë të PD që thotë se ka një dosje dhe ne e marrim të mirëqenë se ka xhevahire të këtij lloji. Nëse është e vërtetë që Vangjush Dako është përgjuar duke komunikuar me grupe kriminale, atëherë përsëri në burg duhet çuar i pari prokurori që ka 6 muaj që e ka mbajtur aty dhe i ka hedhur një letër Partisë Demokratike. /oranews