Akuzat për plagjiaturë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit

19/10/2018 - 16:10

Zv/ministri i Arsimit Ervin Demo, ka reaguar pas akuzave për plagjiaturë nga pedagogu dhe shkencëtari Taulant Muka.

Demo në një deklaratë të tij ka bërë më dije se ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij në Ministrinë e Arsimit.

REAGIMI I ERVIN DEMOS:

Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal. Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e Tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime.

Sot kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër dhe mbetem i përkushtuar në vijimin e përpjekjes sonë të përbashkët, si qytetarë e si veprimtarë të Partisë Socialiste.

Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim.

Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t’i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka disa muaj që po përgatit fillimin e “Verifikimit të kritereve të ligjshmërisë” (VKL) për të gjithë titujt dhe gradat e akorduara nga IAL-të në vend, gjatë 10 viteve të fundit.

Nuk do të dëshiroja kurrë që në pozicionin e zëvendësministrit, të isha une vetë arsyeja për ta paragjykuar këtë element kaq të rëndësishëm të reformës sonë rrënjësore. Proçese të tilla transparente, rigoroze dhe të drejta, janë rruga e vetme për të krijuar një qasje të re në sistem për arsimin që aspirojmë dhe kontribuar në kulturën e duhur organizative në promovimin e stafeve akadamike dhe kërkuesve të rinj.

Do të jetë tejet e vështirë, po pikërisht për këtë arsye jam sot më i bindur se kurrë që vetëm nën drejtimin aktual, të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste që reformat jetike për vendin, do të vijojnë të ecin me vendosmëri në drejtimin e duhur. Për mua ka qenë një privilegj të kem qenë pjesë e kabinetit Rama. Tanimë do të jem i tëri në dispozicion të veprimtarisë sime politike mes njerëzve të zakonshëm. Shumë faleminderit dhe mirënjohje e respekt të gjithë kolegëve të kabinetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cilësia dhe siguria e barnave tashmë do të garantohet me magazinimin e tyre në një depo të re faramaceutike që po ndërtohet brenda ambien

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim kryesinë e shoqatës “Durrësi” të përfaqësuar nga intelektualët Shpëtim Metani, Lumt

Monitorimi në lëvizje me kamera i akseve nga Policia Rrugore po nxjerr në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregu

Ditët me ngricat duket se i kemi lënë pas.

Bashkia e Pukës ka publikuar këto foto mahnitëse të një liqeni në afërsi të qytetit, sipërfaqja e të cilit është totalisht e ngrirë.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Ndjekja" në Durrës, arrestohen në flagrancë tre shtetas, autorë të dyshuar për vjedhjen e një

Policia e Shtetit ka publikuar sot, me emra dhe fotografi, personat më të kërkuar në qarkun e Tiranës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 dhjetor të 2018, ka vendosur të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana

Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në vendin tonë.

Para shumë vitesh, Gentian Zenelaj u shpërngul nga Lezha për të ndjekur studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë.