Akuzat për ryshfet, reagon IKMT: Po përpiqen të përdhosin punën tonë

14/01/2021 - 13:53

Pas disa deklaratave të qytetarëve në zonën e Unazës së Re (zona Astir), që akuzonin Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për marrje ryshfeti, ka reaguar vetë IKMT-ja.

“Reagimi ynë nuk ka të bëjë aspak me qëndrimet e qarta politike të intervistave, por vetëm me akuzat krejtësisht të pabaza në adresë të IKMT. Janë akuza pa emra, pa fakte, pa denoncime ligjore, vetëm mediatike, që synojnë baltosjen dhe krijimin e tymnajës së thashethemeve përreth një institucioni. Pikë së pari, IKMT fton këdo qytetar, me emër, apo anonim, të denoncojë në organet përkatëse, në media, apo dhe në IKMT, personat që u kanë kërkuar ryshfet dhe secili të mbajë përgjegjësitë e tij sipas ligjit. Por IKMT vëren me keqardhje, se punën e saj ndonjëherë edhe mbi mundësitë, jashtë orareve, vetëm për të hapur sa më shpejt kantieret e projekteve të reja të qeverisë për vendin dhe qytetarët, përpiqen ta përdhosin me akuza të neveritshme, për të mos thënë të porositura”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, IKMT thekson:

Të tilla quajmë fjalët e një zonje në media, e cila përmendte shifra “të korrupsionit”, por pa dhënë ndonjë fakt, përveç fjalëve. Zonja përmendi edhe emrin e drejtorit të Tiranës në IKMT, si personi që i ka komunikuar se duhet të lirojë shtëpinë, por në lëmshin e fjalëve pa krye e pa trup, mund të aludohej kollaj siç edhe ndodhi nga mediat, se zyrtarët i paskëshin kërkuar shpërblim për mosprishjen e shtëpisë. Më poshtë keni dokumentin e sotëm të kallëzimit penal nga drejtori i Tiranës në IKMT, si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për prishjen e objektit që zonja pretendonte se mund të qëndronte në këmbë nëpërmjet ryshfetit. IKMT siguron qytetarët se puna e saj voluminoze, në gjithë Shqipërinë, në tetë vite me radhë, nuk mund të përlyhet e as nëpërkëmbet nga askush, qofshin këta qytetarë të prekur nga punët publike, apo qytetarë të instruktuar nga dëshira a premtime politike”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lagjja nr.18 e Durrësit si gjithnjë nën pushtetin e ujit! Pamjet filmike që sjell operatori i "DurrësLajm" dëshmojnë se uji është ngritur

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e sotme në Durrës, ku mbeti viktimë Jetmir Bregu.

Policia e Durrësit informon se fatkeqësisht 32-vjeçari i plagosur në Durrës ka ndërruar jetë.

Thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, sot iu përgjigjën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiran

Ministria e Shëndetësisë: 3511 testime, 506 të shëruar, 833 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Shtetasi me origjinë shqiptare, Enver Hoxha Klein, i dënuar me 40 vite burg si terrorist, i rastit “Kumanova” në Maqedoninë e Veriut, kër

Është ndarë sot parakohe nga jeta, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, anëtari i SHPPL-2013, Arjan Kullakshi.

Pas fakteve për ato që ka zbardhur media si pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të Antimafias italiane, mësohet se SPAK është

Dhjetëra kamionë në radhë për të kaluar traun e doganës në portin e Durrësit, paraditen e sotme.

Carmine Iampietro jeton në Shqipëri nga viti 2013 dhe është kthyer në një pikë referimi për të gjithë pensionistët italianë, që edhe pse