Akuzohet për vrasje në Angli, Gjykata e Durrësit jep vendimin për 23-vjeçarin (VIDEO)

15/04/2019 - 13:13

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka vendosur të ekstradojë drejt Britanisë së Madhe shtetasin Elton Sefa, 23 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për vrasje në atë shtet.

Arsen Çaushaj, avokati mbrojtës i 23-vjeçarit i cili është arrestuar nga policia shqiptare, ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi duke vënë para gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja një sërë dokumentash që vërtetojnë se i riu është i papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik.

Avokati i ka kërkuar gjykatës që përfaqësohet nga Rexhep Bekteshi të përcaktojë ekspert mjeko-ligjor për të kryer ekzaminimin psikiatriko-ligjor.

Rezulton se 23-vjeçari pasi është kthyer nga Anglia i papërgjegjshëm mendërisht është shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 korrik 2018 deri më 13 gusht 2018. Por këto dokumente nuk janë marrë parasysh as nga prokuroria dhe as nga gjykata

Elmi Sefa, babai i 23-vjeçarit kuksjan tregoi kalvarin dhe fatin mizor që e priti në Angli djalin e tij i cili akuzohet për vrasjen e 47-vjeçarit John Woodward më 17 prill të 2018-ës.

Sipas tij, djali iku në Angli me kamion por duke punuar në një kantier ndërtimi aksidentalisht është vrarë shtetasi britanik. I riu pa dokumente është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nga shteti britanik 8 javë pasi kishte mbërritur atje. Në gjendje të rënduar mendore ka ardhur në shtëpi i pavetëdijshëm, çka bëri që familja të kërkonte ndihmë në spitalin psikiatrik.

Gjykata e Durrësit nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për ekzaminim ligjor ndërsa familja dhe mbrojtësi do vazhdojnë betejën ligjore për të anulluar vendimin e ekstradimit drejt Anglisë.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, këtë të diel kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më

Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane do të mbahen zgjedhjet lokale në Itali.

Moti i keq me shi dhe temperatura e ulëta na ka thënë “mirupafshim”, të paktën për këtë javë.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për