Autoriteti Aviacionit Civil ka kryer një test në aeroportin e Rinasit këtë mëngjes.

Mësohet se ata raportuan një alarm për bombë në mënyrë që të testohet reagimi i punonjësve dhe qytetarëve.

Por kjo ka sjellë panik tek pasagjerët të cilët dolën me vrap.

AAC po teston gatishmërinë e saj, në kuadër të parandalimit të çdo ngjarje të mundshme, një procedurë testimi që kryhet shpesh herë.

NJOFTIMI 

Autoriteti i Aviacionit Civil kreu ditën e sotme në datë 30 Shtator 2020, një test të fshehtë të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me qëllim testimin e
sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastet e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme.

Me qëllim sqarimin e opinionit publik, Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se: këto lloj aktivitetesh monitoruese janë pjesë e metodologjisë për të vlerësuar performancën e operatorit aeroportual në përpjekje për të rritur sigurinë në aviacionin civil.

Autoriteti i Aviacionit Civil falenderon për bashkëpunimin të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këtë aktivitet të rëndësishëm për sigurinë e aviacionit civil, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.