Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tjetër padi në SPAK: U kryen veprime kriminale

03/07/2020 - 11:57

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi sot në SPAK për Teatrin Kombëtar që u shemb mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak.

Juristja Adriana Kalaja tha për mediat se të paditur janë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj etj. Kalaja tha se me Teatrin u kryen veprime kriminale por se kanë shpresë se gjërat do lëvizin pasi kanë nisur hetimet.

"U kryen veprime kriminale. Të gjitha veprimet që janë bërë nga kryeministri, qoftë ish-ministrja Kumbaro, ministrja Margariti, drejtori i kadastrës etj kanë bërë veprime kriminale. I kemi kallëzuar për shpërdorim detyre, korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv. Ne shpresojmë dhe besojmë se jemi të gjithë dëshmitarë të reagimit të Parlamentit Europian. Fakti që vijmë pranë SPAK besojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt gjërat do lëvizin dhe kemi marrë një informacion që SPAK ka nisur hetimet", deklaroi Kalaja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në katër shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të Durrësit posti i drejtorit është vakant, për këtë arsye janë shpallur procedurat e konkurimit

Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pa

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri pritet të shtoje papunësinë dhe të verë në sprovë kapacitetet në sistemin shëndetësor. Këto janë gjetjet

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako kanë inspektuar sot punimet në një nga kantieret e ndër

Stuhia dhe reshjet e dendura të mëngjesit të sotëm, kanë pasur edhe anën e tyre pozitive.

Në kulmin e pandemisë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj ka vendosur të hapë një tjetër

Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ofrimin e bursave të plota, për studimet në akademitë ushtarake jashtë vendit, konkretisht në Turqi, k

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.