Alimehmeti: Të ndryshohet protokolli për të karantinuarit. Ata që kalojnë Covid janë të mbrojtur disa vite

19/10/2020 - 21:02

Shqipëria duhet të ndryshojë protokollet shëndetësore për personat e karantinuar. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka nxjerrë udhëzimin më të fundit për të karantinuarit.

“Asimptomatiku pas 10 ditësh nga tamponi pozitiv nuk ka nevojë për një tampon të dytë. Për ata që kanë simptoma të lehta të moderuara duhet tre ditë pa temperaturë edhe të kenë kaluar 10 ditë nga tamponi pozitiv. Këto tampona që kursehen mund të futen në lojë direkt për të identifikuar raste të reja”, tha ai.

Lidhur me debatet për rastet riinfektimin me Covid, Alimehmeti thotë se një person që e ka kaluar sëmundjen është i mbrojtur për disa vite.

“Këto bëhen në nivel të pamatshëm që do të thotë kapaciteti ynë laboratorik nuk i gjen dot më. Por janë ato që quhen limfocite të kujtesës, ka dy timee B dhe T që qëndrojnë aty”.

Për specialistët situata nga Covid në vend paraqitet e qëndrueshme deri në kohën kur nuk po ezaurohen kapacitet e plota spitalore. Shumica e të infektuarve janë të rinj që po e kalojnë më lehte.

“Virusi me kalimin e kohës ka tendencë t’i “përshtatet” trupit në të cilin jeton dhe të zbutet duke e bërë më të transmetueshëm”, tha ai.

I pyetur për shifrat e vdekjeve në vend, Alimehmeti thotë se janë më të ulëta se periudha e marsit dhe kjo lidhet me mutacionin që ka pësuar virusi. /TvKlan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i qëndron mendimit se muzika e lartë ka ndikim në përhapjen më të shpejtë të koronavirusi

Në Shqipëri, një raport paraprak i Kontrollit të Lartë të Shtetit i konsideron të pabaza akt-ekspertizat që sugjerojnë prishjen e 7 shkol

Kjo fundjavë përkon me festat e 28-29 nëntorit, që na gjejnë në një situatë të pazakontë për shkak të situatës me pandeminë e Covid 19.

Ambasada e Gjermanisë me atë të vendit tonë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore për

Pas skualifikimit për herë të dytë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, juristi Eugen Papandile ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Ap

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Një tjetër personalitet i shquar në vend ka humbur jetën prej COVID.

Vështirësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili pak ditë më parë fitoi betejën me Covid-19.

IKMT shembi sot me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës, në rrugën “Hysen Myshketa”.