18 leje drejtimi janë pezulluar në vetëm tre orë kontrolli nga patrullat e policisë rrugore në aksin Tiranë-Elbasan. Ky aks është kthyer në një "pistë garash" ku shoferët provojnë mjetet e tyre dhe bëjnë gara me njëri-tjetrin dhe pavarësisht prezencës së shtuar të policisë me radar, situata vijon të jetë problematike.

Sipas policisë, 11 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim shpejtësie shpejtësi mbi normat e lejuara, duke filluar nga 135-150 km/h, në kohë me fluks të plotë trafiku si dhe 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Shkeljet janë kapur në intervalin kohor nga ora 20:00 – 23:30. Gjithashtu kontrolle të befasishme dhe me përzgjedhje janë ushtruar edhe për drejtimin e mjeteve, pas përdorimit te alkoolit apo në gjendje të dehur, ku gjatë kësaj kohe janë testuar 78 drejtues mjetesh, nga te cilët janë verifikuar nën efektin e alkoolit dhe u është pezulluar leja e drejtimit 7 drejtuesish si dhe është arrestuar 1 prej tyre ne gjendje te dehur.

Ndërkohë, policia bën apel që përveç rrezikut potencial për t'u përfshire në ngjarje rrugore me pasoja fatale për jetën, tashme këta drejtues mjetesh, do duhet qe për disa muaj te mos drejtojnë automjete, ne një kohe kur automjeti për shumicën e tyre mund të jetë domosdoshmëri, por me këto shpejtësi dhe nivel alkooli, rrugëtimi juaj, mund të shkonte edhe me keq , ndaj sot duhet falënderuar Policia, ndërsa nesër duhet të reflektojnë dhe respektojnë kufizimet e shpejtësisë.

"Mos drejto mjetin pas përdorimit te alkoolit, pasi do jete përsëri aty, për te parandaluar dhe rritur sigurinë e te gjithëve. Shpejtesia Dhe Alkooli Vrasin Jete", apelon Policia.