Në këto ditë të nxehta të gjysmës së dytë të muajit gusht, atmosfera festive pritet të ndizet edhe më shumë në Durrës.

Nga pasditja e së premtes e deri në mesnatë, muzika do të shoqërojë mbrëmjen e qytetarëve durrsakë që do të jenë në shëtitoren “Taulantia”.

Tek Sfinksi do të performojnë më datë 23 gusht, disa nga emrat më të njohur veçanërisht për rininë si Enca, Gent Fatali etj, pasi edhe kjo festë “Street party” i dedikohet posaçërisht të rinjve.

Është kryebashkiakja Sako që e njofton organizimin e festës Aloha Durrës, përmes rrjeteve sociale.  

Postimi i Sakos: