Alvin Berisha shtrohet në spital mjekët nisin ekzaminimet për 11-vjeçarin

18/11/2019 - 17:54

Mëngjesin e sotëm, 11-vjeçari Alvin Berisha, i shoqëruar nga babai Afrimi e familjarët e tij, ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Lecco-s.

Një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjendjen shëndetësore të vogëlushit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri, ku humbi jetën nëna e tij Valbona, së bashku me dy fëmijë e partnerin e saj të ri.

Nga atentati me bombë, Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë e u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi të dukshme në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar.

Gjithashtu RTV Ora është në kontakt me institucionet italiane nga burimet e të cilave mëson se për Alvin Berishën po mendohet një plan special për kujdesjen ndaj tij e rikthimin në shkollë.

Vogëlushi shqiptar i cili jetoi për rreth 5 vite në Siri, ka lindur në Itali, e ka një leje qëndrimi të përhershme në këtë vend së bashku me babain e motrat e tij. Qëndrimi në Siri ka bërë që ai të harrojë gjuhën italiane e të flas në gjuhën arabe.

Gjatë takimit të parë që Alvin bëri me babain e tij në afërsi të kampit Al Hol në shtator të 2019, u shpreh se e ka marrë malli për shokët e dëshiron shumë të kthehet sa më parë në shkollë.

Për momentin, prioriteti i parë ndaj vogëlushit shqiptar është shëndeti tij fizik e psikologjik. Pak ditë më parë i marrë në pyetje nga autoritetet italiane, psikologu verifikoj se ai po përjeton një traumë të fortë emocionale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shpejtësia e lartë është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda për jetën.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dë

Janë me qindra familjet durrsake që vazhdojnë të paraqiten çdo ditë para bashkisë së Durrësit për të paraqitur dokumentacionin e nevojshë

Qiratë e banesave janë rritur në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones zhvilluan sot një takim me P

Rruga "Aleksandër Goga" nga Spitalla në Porto Romano është një prej nyjeve më të rrezikshme për të qarkulluar.

Ditën e nesërme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëjë transferimin e prokurorëve të mbetur te Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime