Ambasada Amerikane: Duhet një Ministri e Brendshme funksionale për të luftuar krimin

08/11/2018 - 12:19

Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social "Facebook", ka shkruar lidhur me luftën kundër kirmit të organizuar ku thotë se ka ende punë për të bërë.

Gjithashtu ambasada nuk anashkalon as situatën politike përsa i përket Ministrisë së Brendshme. “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”.

Reagimi:

Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 28 tetor të këtij viti, kryeministri Rama u ndal në një prej familjeve më të varfra të Shijakut.

Në datë 20 nëntor, 2018, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), Prof. Dr.

Një shkëmb i përmasave të mëdha ka rënë sërish nga Mali i Torovicës në rrugën kryesore. 

Policia e Shtetit ka dhënë disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e mjeteve, teksa në disa zona të Shqipërisë kanë rënë reshjet e para

Tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar sot paradite në Terminalin përkatës me vonesa të vogla nga grafiku i parashikuar, ndërsa rret

Mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në orët

Aksi rrugor që lidh shëtitoren “Taulantia” me zonën e Currilave në Durrës është përmbytur.

Emisioni “Stop” trajtoi sonte rastin e një “shëruesi”, ose siç njihen ndryshe guru”, që pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve.

Konsullata e nderit e Turqisë, e para përfaqësi diplomatike turke në rrethe, është hapur në Durrës.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë ku përmendej dhe ai.