Ambasada amerikane kujton përvjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë

15/03/2019 - 12:03

Ambasada amerikane ka kujtuar përmes një videoje, ceremoninë historike në vitin ’91, kur u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së pas një ndërprerjeje 52-vjeçare.

"Çdo vit, më 15 mars, ne festojmë përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë (më 15 mars, 1991), pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Në ceremoninë historike të vitit 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Udrou Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve”, shkruan ambasada në faqen e saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini nuk ka kaluar Vetingun.

Policia e Shtetit njofton se do kallzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për denoncimet e postuara nga ky i fundit në profilin e

Air Albania ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktiv

Dhoma e Avokatisë në Korçë ka bojkotuar shërbimet për 3 ditë.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në orën 09:45 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seanca paraprake.

Policia e Shtetit ka nisur trajnimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një këmbësor i moshuar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër kanë ndërmarrë një protestë ditën e sotme.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë sot seancën paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dendura paraqiten në zonat malore.