Ambasada amerikane ka publikuar një video në “Facebook”, teksa kujton se janë mbushur 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi.

Ambasada e SHBA-së shprehet se reforma në drejtësi do të bëjë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit