14/11/2018 - 16:44
Në një postim në Facebook, edhe Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Duncan Norman ka përshëndetur vendimin e Krimeve të Rënda për dënimin e grupit të Emiljano Shullazit.
Sipas Norman, nuk duhet të ketë hapësirë të sigurt për kriminelët e rëndë dhe të organizuar për të vepruar.
POSTMI I PLOTË
Ambasadori Duncan Norman përshëndeti vendimin e gjykatave shqiptare për ta dënuar z. Emiljano Shullazi me 14 vjet burgim dhe dënimet e gjata të burgimit për bashkëpunëtorët e tij. Krimi i rëndë dhe i organizuar vazhdon të përkeqësojë ekonomitë tona, shkatërron jetë dhe dëmton komunitetet tona. Nuk duhet të ketë hapësirë të sigurt për kriminelët e rëndë dhe të organizuar për të vepruar.
/portali DurresLajm/