Edhe pse në një situatë krize nga pandemia, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon të punojë, tashmë nga shtëpia. Për këtë fakt, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shprehet shumë e kënaqur.

Nga një postim në Facebook-un e ambasadës, bëhet e ditur se kompjuterët portativë të anëtarëve të KLP-së janë dhuruar nga zyra e OPDAT.

“Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”, përfundon Ambasada.