“Reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”. Ky është mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila prej disa javësh vijon me publikimin e videove informuese ku shpjegon se ku do të kalojë ky proces.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka publikuar videon e plotë me shpjegime për institucionet e reja, për procesin e vettingut, që nga reforma në drejtësi, Gjykatën Kushtetuese, krijimi i SPAK dhe BKH.

“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona? Këtu mund të shikoni serinë e plotë mbi Reformën në Drejtësi, Rivlerësimin, Gjykatën Kushtetuese, SPAK dhe BKH: https://bit.ly/2PkUB9y #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”, thuhet në sqarimin e Ambasadës.