Ambasada e SHBA-së: USAID po ndihmon Shqipërinë për zbulimin e rasteve pozitive me koronavirus

01/04/2020 - 18:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane shkruan se gjatë 20 viteve të fundit SHBA ka investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19. USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera. Kjo ndihmë ofrohet në vijim të një partneriteti prej dekadash. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë.

Tom Blickman, një ekspert i reformës së politikës së drogës në Institutin Transnacional me qendër në Amsterdam, ka komentuar vendimin e q

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur, Policia e Shtetit i është bashkuar fushatës sensibilizuese “Don’tBeAnEasyCatc

Deri në orët e mesditës, vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Një 12-vjeçare është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 në Durrës.

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero i është përgjigjur pedagogut Erion Kristo i cili një ditë më parë tha: "Ajri të shëron?

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të

Zbardhen detaje të reja nga grabitja spektakolare në Tiranë, ku Donald Hoxha bashkë me Gentian Kanen vodhën mbi 250 milionë lekë nga maki

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.