Ambasada gjermane: Është bërë një hap i rëndësishëm për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani

18/02/2020 - 17:17

Ambasada gjermane në Tiranë bën të ditur se Gjermania do të njohë së shpejti patentat shqiptare, pasi deri tani është bërë një hap shumë i rëndësishëm.

Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Ambasada gjermane bën me dije se duhen që të 16 landet federale të Gjermanisë të japin ‘ok’ për këtë ndryshim ligjor.

STATUSI I AMBASADËS GJERMANE:

Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani

Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë. Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm. Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënë Veziko nga Vlora la Spitalin Infektiv, së bashku me tre anëtarët e saj të familjes, pasi fituan luftën me koronavirusin.

Sot grupi i këngëtarëve që i janë bashkuar "Koncertit në karantinë" ishte në hapësirën mes pallateve në rrugën “Taulantia”.

Shkodra është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama vendosi masën drastike për të bllokuar totalisht kufirin duke mos lejuar askënd që të hyjë në sht

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pak minuta më parë përmes një statusi në Facebook për deklaratën e ish-drejtorit të Agjencisë

Shtohet numri i viktimave nga COVID-19, duke arritur në 21 persona.

Veliera superluksoze 88 metra e gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur z

Shijaku deri më tani ka qenë jashtë hartës së bashkive të Shqipërisë që kanë regjistruar raste personash të prekur nga koronavirusi.