Ambasada italiane ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, që pritet të mbahen ditën e diel.

Në një postim në Facebook, ambasada bën thirrje qytetarëve të evitojnë qendrat e votimit.

“Me rastin e zgjedhjeve të kontestuara vendore, të planifikuara për më 30 qershor, lajmërojmë se mund të regjistrohen momente tensioni pranë qendrave të votimit, në veçanti por jo ekskluzivisht në veri të vendit. Rekomandojmë të evitohet frekuentimi në këto zona, ambjentet që do të shërbejnë si qendra votimi etj. Është sugjeruar përgjithësisht për të përdorur maturi maksimale në lëvizje. Ambasada e Italisë vazhdimisht monitoron situatën prandaj rekomandohet të ndiqni përditësimet gjithashtu nëpërmjet rrjeteve sociale.” –shkruhet në njoftimin e ambasadës italiane, në të cilën janë publikuar edhe numrat e telefonit.