Pak orë përpara protestës së opozitës së bashkuar, Ambasada Italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë protestës së opozitës. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e Tiranës, në veçanti bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë zyrës së Kryeministrit.

“E shtunë, më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 19.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të bëni kujdes maksimal. Protesta mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet, shkruan Ambasada Italiane.