Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.9 ballë, që preku një sërë qytetesh turke.

Ambasada i bën thirrje shtetasve shqiptare që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të qëndrojnë në një zonë të sigurt, ndërsa është vendosur në dispozicion një numër telefoni për rast emergjence.

“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence.”, shkruhet në postimin e ambasadës në faqen zyrtare në Facebook.