Ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim pret miratimin nga Senati i SHBA

21/11/2019 - 17:54

Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë miratoi të mërkurën emërimin e diplomates Yuri Kim për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Për t’u bërë zyrtar, emërimi i saj duhet të miratohet nga Senati.

Komisioni votoi për 15 emërime, përfshirë për të emëruarin për postin e Ambasadorit amerikan në Rusi, John Sullivan.

Zonja Kim, ishte emëruar nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti

Në një seancë para Komisionit të Jashtëm të Senatit për konfirmimin e saj në fund të tetorit, ajo tha se do të nxiste udhëheqësit e vendit për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Zonja Kim shtoi se do të inkurajonte gjithashtu Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo tha se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional.

Zonja Kim tha gjithashtu se do të inkurajonte Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Zonja Kim tha se nëse konfirmohet, do të punonte gjithashtu për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Nëse konfirmohet, Yuri Kim do të ishte gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori, do të ishte gjithashtu personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

KARRIERA DIPLOMATIKE

Yuri Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor./ VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 16 ton ndihma humanitare të grumbulluara nga komuniteti shqiptar i Selanikut në Greqi janë nisur për në Shqipëri.

Të gjithë ata qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit do të përfitojnë banesa në bazë të numrit të familjarëve.

Jemi në pikun e dimrit, dhe moti po tregon qëndrueshmëri.

Nesër në orën 10.00, Gjykata e Tiranës do të japë masat e sigurisë për 31 personat e ndaluar për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bashkia e Durrësit ka publikuar online 6 shpallje për vende të lira pune në administratën vendore.

Dalina Bucaj do të jetë drejtoresha e re e Tatimeve në Durrës.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për 6 personat e dyshuar të rastit të bujshëm “Toyota Yaris”.

Kur kanë kaluar 53 ditë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, shit-blerja e apartamenteve në Durrës është thuajse e bllokuar.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha që mori vendimin për lirimin e Endrit Dokles ka shqyrtuar më përpara dhe 5 kërkesa të këtij të dënuari shkruan

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 4.032 tonë marmaladë në Pikë Kufitare të Hanit të Hotit.