08/04/2021 - 21:13
Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman zhvilloi sot në Durrës një takim me gazetarë të qytetit bregdetar.
Takimi erdhi në vazhdën e mbështetjes së vazhdueshme që ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë për median në Shqipëri.
Dëshmi e kësaj është edhe “DurrësLajm”, i cili së bashku me median tjetër lokale Amfora.al ka fituar këtë vit një projekt të rëndësishëm në kuadër të projektit rajonal #Media4ALL.
Në postimin në rrjete sociale, ambasada britanike shkruan:
“Takuam sot gazetarë nga #Durrësi për të diskutuar mbi gjendjen e Lirisë së Mediave dhe vështirësitë e shkaktuara nga krizat e Covid19 dhe tërmetit në Shqipëri.
Kënaqësi që kishim edhe përfaqësues nga Portali DurresLajm.al dhe Amfora, dy media lokale që mbështeten përmes Projektit tonë rajonal #Media4All.
Mbretëria e Bashkuar mbetet mbështetëse e të gjitha nismave në mbrojtje të Shtypit të Lirë”,- shkruhet në postimin e ambasadës.
Takuam sot gazetarë nga #Durrësi për të diskutuar mbi gjendjen e Lirisë së Mediave dhe vështirësitë e shkaktuara...
Posted by British Embassy Tirana on Thursday, April 8, 2021
/portali DurresLajm/