Ambasadori Gjerman: Shqipëria mundësi të mëdha për investitorët tanë

19/10/2019 - 14:02

Peter Zingraf, Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se në vendin tonë ka firma gjermane që operojnë me mjaft sukses.

“Sigurisht që ka firma gjermane këtu në Shqipëri që punojnë në mënyrë të suksesshme. Investimet janë në sektor të ndryshëm, siç mund të jenë sektori i logjistikës, turizmit, automobilave, por mund të bëhet shumë më shumë se kaq”, tha ambasadori duke shtuar se “ka mundësi që investimet të ishin shumë më tepër”.

“Firmat gjermane vijnë në Shqipëri, ne bëjmë me shumë dëshirë promovimin për mundësitë që ofrohen në Shqipëri dhe Shqipëria ka potencialitet të madh në këtë drejtim”-, nënvizoi Zingraf.

Duke u fokusuar te turizmi, ai pohoi se ka një rritje të numrit të turistëve nga Gjermania drejt vendit tonë vitet e fundit. Sipas ambasadorit Zingraf, turizmi malor, detar dhe ai kulturor pëlqehen shumë nga turistët gjermanë.

“Numri i turistëve gjermane që vijnë në Shqipëri është në rritje të vazhdueshme. Ajo që duam të theksojmë është se lloji i turistëve është diversifikuar, ka vizitor qytetesh, turizëm kulturor, detare, malor, mosha është e ndryshme nga të rinjtë deri te më të moshuarit, dhe është një trend që është duke u zhvilluar më së miri”-, tha ambasadori  Gjermanë në Tiranë.

Ai shtoi se , “turistët që hera herës mund të hasin në probleme me qëndrimin këtu në Shqipëri kontaktojnë ambasadën dhe duhet të theksoj se numri është i kufizuar. Por sa herë kanë problematika të caktuara, bashkëpunimi me institucionet shqiptare ka qenë mjaft i mirë dhe unë konstatojë me mjaft kënaqësi zhvillimin pozitiv të këtij sektori”-, përfundoi Zingraf. /ATSh

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mesa duket nuk kanë të mbaruar problemet me gabimet gramatikore të grupit të deputetëve të Parlamentit që morën mandatet e lëna të Partis

Avokati dhe përmbaruesi i njohur nga Durrësi, Lorval Petani ka marrë në Assisi, Itali titullin "Cavaliere Crociato".

30-vjeçarja nga Kavaja, Marsida Qatja, e cila u bë e njohur pas konfliktit me armë në banesën e saj, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli, vi

Dy avionë amerikanë janë ulur në pistën e bazës ajrore të Kuçovës që pritet të kthehet në një bazë funksionale të NATO-s.

Policia e Durrësit merr masa për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash sigurie për zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Francë ditën e nesërme.

Bashkia e Durrësit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve, edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar kë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Mbiemri “Çela” dhe profesioni “prokuror”, janë dy detaje që aksidentalisht e lidhën Olsian Çelën me prokurorin famëkeq të kohës së diktat

Nga samiti i Selanikut, ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey R.